U prezantua si polic për ta ngacmuar një vajzë, arrestohet
Publikuar:
(23.12.2021 10:39:39)

Dëshiroi ta ngacmonte një vajzë, por si identitet real guxim s’kishte.
Kështu u improvizua në uniformën e policit për të realizuar atë që donte; ngacmimin seksual.
Megjithatë, plani nuk i shkoi – u zbulua dhe i arrestuar përfundoi.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh, të enjten.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje. /SHQIP.COM