U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, poeti Hamit Aliaj

Në ditën e sotme me nderime të larta shtetërore, qytetare e familjare, poeti i shquar Hamit Aliaj Mjeshtër i Madh, u përcoll me homazhe në vendlindjen e tij, në Tropojë, Shqipëri.
Në ceremoninë përcjellëse para Muzeut Historik të Tropojës mbajti një fjalë kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberaj.
Për krijimtarinë, jetën e veprimtarinë e tij folën miqtë e tij, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, poeti e shkrimtari Besnik Mustafaj dhe krijuesi e studiuesi nga Kosova, Kamber Kamberi.

Gjithashtu, folën edhe të afërm të tij, veprimtari i njohur i Tropojës, Ali Berbati dhe kryetari i Shoqatës së Shipshanit, Besnik Bajraktari.
Këshilli Bashkiak i Tropojës rrugën kryesore të fshatit të tij të lindjes, Kasaj i Shipshanit e pagëzoi me emrin e poetit të shquar Hamit Aliaj.
Folësit në ceremoninë përcjellëse vunë në dukje meritat e mëdha dhe vlerat e larta të 7 librave të tij poetik të vlerësuara edhe me çmime kombëtare që siç thotë një akademik emri i tij i bën nder edhe letërsisë evropiane.
Ndërsa, me tekstet e mbi 200 këngëve të tij si “N’Dardani bie një tupan etj., siç thotë një poet e mik i tij ishte “ishte UÇK para se të krijohej UÇK”, sepse këngët e tij ishin himne të Lirisë e Pavarësisë së Kosovës.
/Shqip.com