Lajme

U lirua dje nga amnistia por s’e harron zakonin e vjetër, sot vodhi makinën

Ardian Isufi shtetasi që përfitoi ditën e djeshme nga amnistia dhe që la qelitë e burgut nuk ka harruar zakonin e vjetër.

Menjëherë pasi ka lënë qelitë e burgut ai ka kryer një vjedhje në Korçë.

Sipas informacioneve nga policia ky shtetas ka vjedhur një mjet Ford Fiessta i cili ka qënë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit të Korçës.

Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori kalon me automjetin e vjedhur në aksin Korçë-Pogradec.

/Shqip.com