Lajme

U kap me 320 kg kokainë në Pire, shqiptari i arrestuar biznesmen në Shqipëri, përdori identitet serb

Dalin në dritë të tjera detaje lidhur me shqiptarin e arrestuar sot për kokainën në portin e Pireut.

Shqiptari mësohet se njihet me emrin “Andrea” dhe rezulton biznesmen në Shqipëri, pronar dyqanesh me rroba, ndërkohë rezulton pronar edhe i një autobusi turistik.

Ai konsiderohet kreu i grupit që u kap me drogë në 2017, ndërkohë që në atë operacion atëherë u arrestua edhe vëllai i bashkëshortes së tij, sot 40 vjeç.

Shqiptari i arrestuar sot është 54 vjeç.

Burime policore bëjne me dije se shtetasi shqiptar i arrestuar sot, rezulton se më parë ka përdorur për të hyrë në Greqi edhe pasaportë serbe, e vërtetuar kjo gjatë hetimeve të vitit 2017.

Gjithashtu, me automjetin e këtij shtetasi, në vitin 2008 është arrestuar nga policia turke kunati i tij duke transportuar 22 kg heroinë nga Turqia për në Greqi.

Pas daljes nga burgu, kunati i Andreas është arrestuar sërish gjatë operacionit të 2017.

/Shqip.com