U kap duke blerë vota në 14 maj, SPAK kërkon 2.6 vite burg për Fredi Belerin
Publikuar:
(13.02.2024 15:04:00)
Prokuroria e Posaçme kërkon që Fredi Beleri të dënohet me 2 vite e 6 muaj burg pasi është fajtor për korrupsion zgjedhor.
Në pretencën e lexuar këtë të martë në seancën e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur, por të pabetuar, të Himarës, SPAK kërkoi edhe dënimin me 2 vite burg për Pandeli Kokaveshin, por gjithashtu kërkoi pezullim të këtij dënimi dhe lënien në shërbim prove për 4 vite.
Seanca për argumentet përmbyllëse të palës mbrojtëse u caktua të zhvillohet më 28 shkurt, në orën 14:30.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e 12 majit në shëtitoren e Himarës, pas denoncimeve se blinte vota.
Gara mes Fredi Belerit dhe Jorgo Goros në 14 maj, përfundoi me 19 vota avantazh nga i pari.
/Shqip.com