U akuza se po flirton me djemtë e BBVK, reagon ashpër Edoni
Publikuar:
(03.01.2023 22:25:28)

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edoni ka reaguar ashpër mbi “akuzat” e Artanit, pasi që ky i fundit ka thënë se ai ka filtruar me të.
Ai këto akuza të Artanit i mori si të qëllimshme, për faktin se ai është në nominim.
“Pe din që jam në nominim, e po kqyr me më qitë keq para një publiku të gjerë. A tu ka dokt ty najherë që ta kom hangër? Asnjërin prej juve se kqyri në atë mënyrë. Unë jam analizues, e analizoj secilin prej jush”, tha Edoni.
Artani ka qëndruar shumë i qetë ndaj debateve me Edonin, ndaj nuk i dihet nëse është lojë e “Vëllait të Madh”.
/Shqip.com