Lajme

U aksidentua 5 ditë më parë, vdes këmbësori që u godit nga vetura

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Personi që u godit nga vetura, më 12 qershor të këtij viti në Gjakovë, ka ndërruar jetë dje, si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur. Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, por nuk arriti t`u mbijetojë lëndimeve të marra.

“Viktima mashkull kosovar i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra,  me 16.06.2024  ka  ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh, të Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion.

/Shqip.com