Sport Ndërkombëtar

Tyson Fury triumfon ndaj Deontay Wilder

Kampioni i titullit WBC, Tyson Fury

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka mbrojtur titullin e botës në kategorinë e peshave të rënda në divizionin WBC të boksit, gjatë superduelit përballë Deontay Wilder, transmeton Shqip.com.

Fury ka treguar edhe një herë se mund të fitojë meçin e tretë mes tij dhe amerikanit Wlder, duke e nukautuar atë në raundin e 11-të, në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Fitorja e tij erdhi pas një përballje madhore, e cila nga shumëkush po cilësohet si më e mira e të gjitha kohërave.

Përballja e tyre e parë në vitin 2018 kishte përfunduar me barazim, ndërsa në sfidën e dytë – të vitit 2020, Gipsy King kishte triumfuar me nokaut teknik. Dhe pas kësaj fitoreje, Fury e ka konfirmuar dominimin e tij përballë Wilder.

Edhe pse humbi, amerikani u tregua kundërshtar i fortë vetëm deri në raundin e shtatë dhe më pas filloi dobësimi i tij, ndërkohë që britaniku fillimisht e rrëzoi në raundin e 10-të, për t’ia dhënë goditjen finale vetëm një raund më pas.

Pas fitores, Fury la të kuptohej se nuk ishte triumfi që ka dashur meqë kundërshtari e rrëzoi dy herë.

“Ishte një luftë e madhe sonte dhe është e denjë për çdo trilogji në historinë e këtij sporti”, tha ai pas fitores.

“Wilder është një njeri i ashpër. Ai bëri disa goditje të mëdha sonte. Ishte një luftë e madhe”.

“Kjo ishte një luftë e madhe dhe shpresoj që 9 tetori të hyjë në histori”, përfundoi britaniku. /Shqip.com