Tyron White – “MVP” i xhiros së shtatë në Ligën Unike

Tyrone White është shpallur “MVP” i xhiros së shtatë në Ligën Unike.
White e zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren që Peja e realizoi kundër Rahovecit.
Ai realizoi plot 44 pikë, ndërsa ndihmoi edhe me shtatë asistime dhe katër kërcime.
Për Tyron kjo ishte hera e parë që e ka fituar këtë çmim, ndërsa ka pasur paraqitje për tu mbajtur mend që kur i është bashkuar “shqiponjave”.
Paraqitje të mirë pati edhe shoku i tij i skuadrës, Stephen Maxwell, i cili regjistroi 33 pikë dhe 11 kërcime.

Sa i përket formës ekipore, Peja gjendet në vendin e tretë në Superligën e Kosovës.
Nga 14-të ndeshje të zhvilluara, kjo skuadër ka arkëtuar dhjetë fitore, ndërsa është mposhtur katër herë.
Basketbollistët më të dalluar në xhiron e shtatë:
Tyrone White (Peja) 44 pikë, 4 kërcime, 7 asistime.
Julian Hamati (Tirana Neptun) 35 pikë, 9 kërcime, 6 asistime.
Stephen Maxëell (Peja) 33 pikë, 11 kërcime.
Tamas Bruce (Teuta) 19 pikë, 10 kërcime, 4 asistime.
Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 16 pikë, 14 kërcime, 7 asistime. /Shqip.com