Turqia fiton ndaj Gjeorgjisë me rezultat 3:1
Publikuar:
(18.06.2024 20:28:42)

Turqia e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Turqit triumfuan me rezultat 3:1 përballë Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit të xhiros së parë të fazës së grupeve në Euro 2024.
Muldur kaloi turqit në epërsi në minutën e 25-të të ndeshjes me një gol të bukur me vollej.
Shtatë minuta më pas, Gjeorgjia u kundërpërgjigj kur shënoi pas një aksioni të bukur të cilin e finalizoi Mikautadze.
E në pjesën e dytë një moment magjie nga talenti Arda Guler e vendosi ndeshjen.
Ylli në rritje i Real Madridit shënoi golin më të bukur deri më tani në Evropian në minutën e 65-të.
Krejt në sekondat e fundit kur Gjeorgjia ishte e gjitha para, Akturkoglu arriti të shënonte në një kundërsulm me portën bosh.
/Shqip.com