Turqia – e ardhmja e Icardit
Publikuar:
(05.09.2022 15:18:13)

Në Paris Saint Germain – ka mbetur i ulur në stol – dhe nga aty po i shikon Messin, Neymarin e Mbappen duke shkëlqyer.
Karriera e Mauro Icardit ka pësuar një rënie drastike.
Sulmuesi argjentinas ëshët afër transferimit në Turqi – te Galatasaray – sipas Mundo Deportivos.
Madje – medium spanjoll shkruan se Icardi do ta përfundojë transferimin te Galata – në këtë javë.

Shtatgjati që dikur konsiderohej si një nga më të mirët në botë në pozitën e tij – ka harruar herën e fundit kur është ftuar nga kombëtarja e Argjentinës.
Në sezonin e fundit – të Ligue 1, ai shënoi vetëm katër gola.
Ndërsa, në total – në tri sezone – rrjetën e ka tundur vetëm 23 herë./Shqip.com