Sport Ndërkombëtar

Tuchel nuk e donte Brojan, ishte gati ta largonte nga Chelsea

Armando Broja po konsiderohet si një nga talentet më të mirë në Angli.

Por, Thomas Tuchel besonte se ai nuk ishte gati për skuadrën e parë të Chelseat dhe ishte gati të pranonte ofertën e West Ham për sulmuesin shqiptar.

“The Hammers” ishin gati të paguanin 30 milionë euro për reprezentuesin e Shqipërisë.

Sipas “The Guardian” klubi i dha Brojas kontratë të re, uke e lënë Tuchelin nën presion për t’i dhënë minutazh.

Ai nënshkroi një kontratë të re gjashtëvjeçare për të qëndruar në Stamford Bridge deri në vitin 2028, vetëm pak ditë më parë.

Broja këtë stinor ka bërë tashmë katër paraqitje si zëvendësues nën urdhëratë e Tuchel.

20-vjeçari e kaloi sezonin 2021/22 si i huazuar te Southampton dhe shënoi nëntë herë në 38 paraqitje për Saints./Shqip.com