Trump: Zelensky mbështet demokratët në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së
Ish presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy mbështet partinë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në mediat amerikane, Trump gjatë një fjalimi në një miting të mbajtur në Pennsylvania ka thënë “Ai (Zelenskyy) dëshiron shumë që ata (demokratët) të fitojnë këto zgjedhje”.
Me sarkazëm duke e cilësuar Zelenskyyn si “shitësin” më të madh në histori i cili merr miliarda dollarë ndihmë nga SHBA, Trump tha se “Sa herë që vjen në vend, ai merr 60 miliardë dollarë dhe ikën”.
Trump ka pohuar se lufta që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës mund të ndalohet, duke pretenduar se do të mund të negociohej një marrëveshje paqeje mes Moskës dhe Kievit nëse ai do të ishte në detyrë.
Ndër të tjera Trump ka deklaruar se nëse zgjidhet ai do të telefonojë Zelenskyyn dhe presidentin rus Vladimir Putin dhe do t‘i inkurajojë ata të arrijnë marrëveshje paqeje.
/Shqip.com