Trump dhe Zelensky do të diskutojnë pezullimin e ndihmës amerikane të premten, pritet telefonata midis liderëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump , dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të diskutojnë pezullimin e një pjese të ndihmës amerikane për Kievin gjatë një telefonate të planifikuar për të premten, raportoi Financial Times .
Uashingtoni dhe Kievi kanë punuar ditët e fundit për të organizuar telefonatën midis dy udhëheqësve. Sipas Financial Times, dy presidentët do të ngrenë çështjen e “pezullimit të papritur” të disa furnizimeve kyçe amerikane për Ukrainën, ndërsa Zelensky pritet gjithashtu të ngrejë çështjen e shitjeve të ardhshme të armëve nga SHBA-ja.
Telefonata vjen pas raportimeve të fundit se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dërgesat e municioneve dhe armëve në Ukrainë, pasi thuhet se rezervat amerikane po pakësohen. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e konfirmoi vendimin për NBC , duke vënë në dukje se vendimi u mor për të “vënë interesat e Amerikës në vend të parë”.
Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi mbi raportet për ndërprerjen e furnizimit me armë, duke thënë se “sa më pak armë të dërgohen në Ukrainë, aq më afër është fundi i operacionit ushtarak special”.
/Shqip.com