Rozë

“Tronditet estrada”- Majk dhe Marin në bashkëpunim

Reperi, Majk

Reperi i njohur, Majk siç duket ka vendosur që të sjellë bashkëpunimin e tij të radhës.

Ky bashkim forcash vjen me Marin pas atij me Dafina Zeqirin.

Projekti i tyre i ri po punohet në studion muzikore të producentit të njohur, Rzon.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi ku dyshja shihen së bashku me producentin.

“Disa gjëra nuk mund të ndalen, së shpejti”, ka shkruar Rzon në mbishkrimin e fotografisë.

Projekti i fundit i Majk është bashkëpunimi me këngëtaren, Dafina Zeqiri “Më fal”, ndërsa Marin muaj më parë lansoi këngën “Shota”./SHQIP.com