Tristan Thompson e tradhton sërish Khloe Kardashian – kësaj radhe do bëhet baba

Khloe Kardashisn duket të jetë ‘zemëruar’ pasi ka kuptuar se i dashuri i saj, Tristan Thompson e ka tradhtuar sërish.
Kjo është bërë e ditur nga Daily Mail, derisa nga burime kanë kuptuar se basketbollisti pret fëmijë me trajneren Maralee Nichols.
Trajnerja thuhet të jetë ngelur shtatzënë në mars të këtij viti, kohën kur Khloe dhe Tristan ishin ende së bashku.

33-vjeçarja ndërkohë është parë në makinën e saj të tipit Rolls-Royce SUV, ndërsa shihej me disponim jo të mirë.
Burime të “POEPLE” kanë kuptuar se Kardashian nuk po mund të besojë se ai e ka bërë një gjë të tillë.

“Ajo nuk po mund ta besojë se ai do të jetë baba sërish”, thuhej për Khloe.
Çifti janë ndarë diku në pranverë të vitit 2021, derisa Kardashian ka mbajtur kontakte me basketbollistin për shkak të vajzës së tyre, True./SHQIP.com
