Tristan pranon atësinë e fëmijës nga një grua tjetër, i kërkon falje Khloe

Tristan Thompson tashmë është bërë i njohur për aferat e tij.
Basketbollisti i njohur ka qenë në lidhje me Khloe Kardashian, derisa e ka tradhtuar më shumë se tre herë.
Por, kësaj radhe ai është bërë baba, por me një grua tjetër, e cila është trajnere.

Ai përmes një postimi në rrjeti social Instagram ka pranuar atësinë, derisa i ka kërkuar falje tashmë ish-partneres, Khloe Kardashian.
“Sot, testi i atësisë doli që jam baba i fëmijës më Maralee Nichols”. Unë marr të gjithë përgjegjësitë për veprimet e mia”, është shprehur ai.

Tutje Tristan shtoi: “Khloe, ti nuk e meriton këtë. Nuk e meriton një dhimbje të tillë që ta shkaktova unë”.
Ai po ashtu se ish-partnerja e tij ka merituar më shumë gjatë këtyre viteve, se sa ai ka munduar t’i dhurojë./SHQIP.com