Tri vetura në Pejë përfshihen nga flakët
Publikuar:
(17.08.2021 22:11:12)

Tri vetura janë përfshirë nga zjarri të hënën mbrëma në Pejë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”.
Nuk raportohet për të lënduar nga ky incident.
Dy nga veturat janë djegur tërësisht, ndërsa njëra pjesërisht.
Rastin e ka konfirmuar për Shqip.com zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit i cili do të hetojë shkakun e zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Gashi./SHQIP.com