Lajme Ballkan

Tri raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Klinika Infektive në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, janë raportuar tri raste pozitive me COVID-19.

Në këtë interval kohor nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, dhe numri i të shtrirëve në spitalet e Shqipërisë është tre.

Momentalisht në Shqipëri janë 332 mijë raste pozitive dhe 173 aktive.

Prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri jetën e kanë humbur 3 mijë e 594 qytetarë.

/Shqip.com