Tri mënyra natyrale për ta qetësuar fytin në kushte shtëpie
Ndjesia e djegies së fytit mund të shkaktohet nga disa faktorë, si: urthi, refluksi gastro-ezofageal apo ngrënia e ushqimeve pikante dhe me sasi të larta yndyre.
Përveç se e dhimbshme, ajo mund të jetë dhe shumë bezdisëse duke ju krijuar probleme me gëlltitjen.
Disa mënyrat natyrale se si ta qetësoni dhimbjen e fytit janë:
Bëni gargarë me ujë të kripur – Uji i kripur mund të reduktojë enjtjen dhe të qetësojë irritimin dhe inflamacionin. Gjithashtu mund të ndihmojë për të tërhequr infeksionet apo irritantët në sipërfaqe të fytit, ku trupi është më i aftë që të veprojë kundër tyre. Tresni 1/4 – 1/2 lugë çaji kripë në 230 ml ujë të ngrohtë dhe bëni gargarë çdo 1 – 2 orë.
Pini lëngje të ftohta – Ndoshta do ta keni të vështirë në fillim. Por, ashtu si kur vendosni akull kur keni ndrydhur kyçin e këmbës, që të qetësohet dhimbja dhe të parandalohet enjtja dhe pirja e lëngjeve të ftohta mund të mpijë fytin duke ulur dhimbjen, duke qetësuar keshtu inflamacionin që po ju shkakton dhimbje.
Hani mjaltë – Mjalti ka veti antibakteriale që reduktojnë irritimin. Shtoni një lugë çaji mjaltë në ujë të ngrohtë apo çaj ose mund ta hani ashtu siç është.
/Shqip.com