Sport Ndërkombëtar

Tri klube nga Italia dhe nja nga Anglia, interesohen për Zirkzee

BOLOGNA, ITALY - NOVEMBER 03: Joshua Zirkzee of Bologna FC in action during the Serie A TIM match between Bologna FC and SS Lazio at Stadio Renato Dall'Ara on November 03, 2023 in Bologna, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Sulmuesi i Bolognas, Joshua Zirkzee mbetet një synim për Milanin, Juventusin dhe Manchester Unitedin, por së fundmi, Napoli thuhet se po e kryeson garën.

Zirkzee po impresionon këtë sezon me nëntë gola dhe gjashtë asistime në 24 ndeshje për Bologna në Serie A dhe Kupën e Italisë.

Çmimi për Zirkzeen do të jetë të paktën 50 milionë euro, ndërsa kjo shumë veçse do të rritet me çdo paraqitje të mirë në Serie A.

Manchester United është në garë, me Milanin dhe Juventusin që po mundohen ta mbajnë në Itali, por një tjetër skuadër nga Serie A tani i ka hyrë garës.

Sipas “La Repubblica”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis veçse është takuar me shefat e Bolognas për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme.

Sigurisht, Napoli do të kishte fonde të mjaftueshme për ta finalizuar këtë transferim, veçanërisht nëse Victor Osimhen shitet për më shumë se 130 milionë euro gjatë verës, me Chelsean, Arsenalin dhe Paris Saint-Germain të interesuara seriozisht në yllin nigerian.

/Shqip.com