Trepça triumfon në Suharekë – ngjallen shpresat për rikthim
Publikuar:
(29.05.2022 19:30:04)

Finalja e play-offit në elitën e basketbollit kosovar veçse është bërë edhe më interesante.
Trepça ka triumfuar ndaj Yllit – me rezultat të ngushtë 58-55 për të mbajtur shpresat gjallë ende për përmbysje të rezultatit.
Skuadra nga Mitrovia ishte më kërkuese në këtë takim dhe arriti të triumfojë – ani pse luajti në udhëtim.

Tashmë, rezultati total i ndeshjeve është ngushtuar në 2-1 për suharekasit dhe gjithçka nbetet ende e hapur.
Takimi i radhës do të zhvillohet në Mitrovicë. /Shqip.com