Sport Shqiptar

Trepça, lidere në Superligë

Peja mposhtet nga Trepça

Trepça është i vetmi ekip pa humbje pas katër gjirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit kanë mposhtur Pejën me rezultat 83-66 dukë e “vulosur” edhe një herë formën e lartë nëpër të cilën po kalojnë në këtë fillim të kampionatit, shkruan Shqip.com

Edhe pse u prit që kjo ndeshje të ishte një “dramë, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi “minatorët” ishin superior që nga fillimi i takimit.

Më të dalluarit në parket te vendasit ishin Gerald Blackshear me 15 pikë e 11 kërcime, Andreë Gordon me 13 pikë e 12 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ndërsa, te Peja paraqitje të mirë patën Dardan Berisha me 14 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, Arian Qallaku me 14 pikë dhe Henrik Sirko me 11 pikë e shtatë asistime.

Për Pejën, kjo ishte humbja e parë në këtë kampionat, ndërsa Trepça është lidere e Superligës me pikë maksimale(8)./Shqip.com

Renditja në tabelë