Sport Shqiptar

Trepça fiton ndaj Pejës në “Karagaç”

KB Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 91:83, shkruan Shqip.com.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën mbrëma në paletrwn “Karagaçin” nw Pejw, sgidw e cila i takoi xhiros së 19-të të Superligës në basketboll.

Trepça ka bërë shkëputjen e madhe në çerekun e dytë, të cilin e fitoi 31:15. Ka dominuar edhe në çerekun e tretë, të cilin e fitoi 23:18. Epërsia e Trepçës shkoi deri në 20 pikë.

Will Daniels shkëlqeu te Trepça. Ai e mbylli ndeshjen me 25 pikë e nëntë kërcime. Amerikani tjetër, Ken Brown realizoi 21 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Ndërkohë Mikail Tmushiq kontribuoi me 20 pikë e gjashtë kërcime.

Isiah Umipig ishte më i miri te Peja. Ai ndeshjen e mbylli me 16 pikë e katër kërcime. Brad Waldow shtoi 12 pikë e shtatë kërcime, ndërsa më efikasi ishte Rodney Purvis me 20 pikë.

Peja tani i ka 32 pikë, një më pak se Sigal Prishtina. Ndërkohë Trepça është e katërta me 29 pikë.

/Shqip.com