Sport Shqiptar “Si zakonisht Trepça'89 gjithmonë ka synim titullin kampion, Kupën e Kosovës ose te paktën të jemi në katërshen e madhe”, ka thënë trajneri Idrizi për Shqip.com

Trepça ’89 rikthehet në Superligë, synon top-katërshen

Vetëm një vit pas rënies në Ligën e Parë, Trepça ’89 është rikthyer në Superligën e Kosovës.

Pas një fitore bindëse 2:0 kundër Trepçës, skuadra nga Mitrovica edhe matematikisht siguroi rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

Tiki Morina dhe Albion Pllana ishin heronjtë e ndeshjes, që me nga një gol vulosën dilemën e kampionit të Ligës së Parë.

Morina për Shqip.com ka thënë se një sukses i tillë ka ardhur për shkak të paraqitjeve të mira gjatë gjithë stinorit.

“Jo vetëm në këtë ndeshje, por në përgjithësi gjatë tërë stinorit pranveror kemi pas performanca shumë të mira, dhe kemi arritur fitoren. Më shumë ka pas rëndësi sigurimi i fitores, por normal që edhe në anën personale është mirë, pasi që kur shënon gol është një gëzim i dyfishtë”, tha ai,

Menjëherë pas rikthimit në Superligë synimet e trajnerit, Shpetim Idrizi dhe kryetarit të klubit, Abedin Zeka, janë të qarta.

“Si zakonisht Trepça’89 gjithmonë ka synim titullin kampion ose Kupën e Kosovës ose te paktën të jemi në katërshen e madhe. Normal që objektivi ynë është që përsëri në Superligë të jemi faktor kryesor në këto dy fronte”, tha Idrizi.

May be an image of 1 person, standing and outdoors
Shpetim Idrizi

Nga ana tjetër, Zeka thotë se ka përmbushur të gjitha synimet për këtë stinor.

“Synimi kryesor për këtë stinor ka qenë inkuadrimi në Superligën e Kosovës dhe ja kemi arritur një gjë të tillë. Ndërsa për stinorin e ri synimet gjithmonë janë të kemi rezultate sa më shumë. Kemi një ekip të re dhe shumë premtuese. Shpresojmë të arrijmë arenën ndërkombëtare, një vend në top-katërshe që dalin në arenën ndërkombëtare. Ato janë synimet. Kemi një ekip shumë të ri me perspektivë”, tha ai.

Zeka: Shteti të marrë përsipër sigurinë në stadiume - Lajmet e fundit - Zëri
Abedin Zeka

Trajneri për Shqip.com ka thënë se Trepçës ’89 do t’i duhen edhe disa transferimi për të garuar në nivelin më të lartë.

“Faktikisht strukturën e ekipit e kemi krijuar gjatë kësaj periudhe, sa kemi qene pjesë e Ligës së Parë dhe mendoj që të paktën me tre eventualisht katër përforcime do të jemi një fytyrë krejt tjetër dhe padyshim qe do te jemi një ekip shume konkurrues në Superligë”.

Për ta arritur këtë sukses, ata në 10-të ndeshjet e fundit ishin të pamposhtur.

Trepça ’89 ka një rekord prej 14-të fitoreve, tetë barazimeve dhe vetëm një humbje në 23 ndeshje të zhvilluara. 

May be an image of 7 people and text

Kujtojmë që skuadra nga Mitrovica ra në Ligën e parë stinorin e kaluar, pasi u mposht në barazh nga Dukagjini.

Kujtojmë që Leicester City fitoi Premier Leaguen menjëherë pas inkuadrimit nga Championship, në stinorin 2015/16./Shqip.com