Trepça 89 po barazon me Malishevën, Drenica në epërsi
Publikuar:
(29.10.2022 13:53:29)

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të para të xhiros së 14-të.
Malisheva është duke barazuar pa gola, me Trepçën 89.
Të dyja skuadrat patën rastet e tyre gjatë 45 minutave të parë, por nuk i shfrytëzuan ato.
Në ndeshjen tjetër Ferizaj është përsëri duke humbur.
Në shtëpi skuadra e sapo promovuar po humbë ndaj Drenicës me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Agim Zeka, me një super goditje.
/Shqip.com