Sport Shqiptar

Trepça 89 e shijon fitoren e parë, Dukagjini mbetet në vend të fundit

KF Trepça 89

Janë mbyllur dy ndeshjet e zhvilluara sot – në kuadër të javës së gjashtë – në Superligën e Kosovës.

Trepça 89 ka triumfuar 5-2 ndaj Drenicës, teksa Dukagjini dhe Malisheva kanë barazuar 1-1.

Për skuadrën nga Mitrovica – dy herë topin në rrjetë e dërgoi Christian Mba – që është në formë jetësore, pasi ka pesë gola në total.

Teksa, nga një herë realizuan Erdin Dushi, Bleon Sekiraq dhe Bintsouka Koxy.

Momente para takimit Trepça 89-Malisheva

Për ekipin e udhëhequr nga Shpëtim Idrizi – kjo ishte fitorja e parë sezonale – dhe ngritet në pozitën e pestë – në tabelë.

Në anën tjetër, rrugën te fitorja nuk po e gjen asesi – Dukagjini.
Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku – madje ishte duke pësuar humbje, pasi Maliesheva shënoi e para me anë të Alban Shillovës.

Por, goli i barazimit erdhi nga Blerind Morina – në minutën e 79-të.

Malisheva – tashme mbetet në pozitën e katërt – me shtatë pikë, teksa Dukagjini mbteet në vendin e fundit – me vetëm dy pikë./Shqip.com