Sport Ndërkombëtar

Treni i fundit për rosonerët

AC Milan-Atletico Madrid

U rikthyen në Ligën e Kampionëve pas tetë viteve mungesë, por fati i tyre është “në fijen e perit”.

AC Milan mund të përshëndeten nga Liga e Kampionëve sonte, nëse nuk triumfojnë ndaj Atletico Madrid, në “Wanda Metropolitano”, me fillim nga ora 21:00, shkruan Shqip.com.

Rosonerët kanë grumbulluar vetëm një pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara dhe gjenden në pozitën e fundit të Grupit B.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, ata ende nuk e dinë ndjenjen e fitores, ndërsa “janë gjunjëzuar” tre herë dhe kanë regjistruar një barazim.

AC Milan does not forget one of Ancelotti's discards
AC Milan

Në këtë takim, italianët vijnë pas një rezultati negativ, pasi kanë pësuar humbje në Serie A, në gjiron e fundit, përballë Fiorentinës.

Ky takim do jetë i veçantë edhe për Zlatan Ibrahimovic, i cili mund të thyej edhe një tjetër rekord.

Sulmuesi sudedez, me 40 vite në supe, mund të bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e Ligën e Kampionëve. Këtë rekord e mban Francesco Totti, i cili kishte shënuar gol në moshën 38 vjeçare.

Në anën tjetër edhe Atletico Madrid janë në një situatë aspak të lakmushme.

“Los Colchoneros”, kanë regjistruar katër pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara dhe gjenden në pozitën e tretë. Pozitë e cila i dërgon në Europaligë.

AC Milan stunned by late Atletico Madrid comeback | Forza Italian Football
Atletico Madrid

Nëse, skuadra e udhëhqur nga Diego Simenoe, pëson humbje, ndërsa Porto triumfon ndaj Liverpoolit, atëherë spanjollët përshendeten nga ky kompeticion.

Përndryshe, çdo rezultat tjetër do i mbante dy skuadrat në lojë dhe fati i tyre do përcakohtej në përballjen direkte, që do jetë edhe ndeshja e fundit e fazës së grupeve.

Lider në këtë grup është Liverpooli, që ka shënuar katër fitore, në katër ndeshje të zhvilluara dhe veçse është kualifikuar tutje në fazën me eleminim direkt./Shqip.com