Lajme Botë

Tregjedi në Sierra Leone, 99 të vdekur

Sierra Leone

Të paktën 99 persona kanë vdekur pas një shpërthimi masiv kur një cisternë karburanti u përplas me një kamion në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown.

Karburanti u derdh përpara se të ndizej dhe ferri që rezultoi përfshiu kalimtarët dhe automjetet në një kryqëzim të ngarkuar.

Pamjet e transmetuara nga mediat lokale treguan trupa të djegur keq në rrugët përreth cisternës.

Presidenti Julius Maada

Presidenti Julius Maada Bio tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar nga zjarret tragjike dhe humbjet e tmerrshme të jetës”.

Në një postim në Twitter, ai tha se qeveria e tij do të bënte “gjithçka për të mbështetur familjet e prekura”. /Shqip.com