Lajme

Tre të zhdukur brenda 24 orëve në Kosovë, policia nis hetimet

Foto e ilustruar
Foto e ilustruar

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar për tri raste të “personit të zhdukur”, në Prizren, Vushtrri dhe Gjilan.

Babai në fshatin Piranë të Prizrenit ka raportuar se vajza e tij nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk e di vendndodhjen.

Ndërsa, në Vushtrri, nëna ka thënë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e vajzës së saj të mitur.

Ndërkohë, në Gjilan, djali e ka raportuar të zhdukur babain.

/Shqip.com