Tre të zhdukur brenda 24 orëve në Kosovë, policia nis hetimet
Publikuar:
(29.06.2024 09:48:26)
![Foto e ilustruar](https://shqip.com/app/uploads/2021/07/zhdukje.jpg)
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar për tri raste të “personit të zhdukur”, në Prizren, Vushtrri dhe Gjilan.
Babai në fshatin Piranë të Prizrenit ka raportuar se vajza e tij nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk e di vendndodhjen.
Ndërsa, në Vushtrri, nëna ka thënë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e vajzës së saj të mitur.
Ndërkohë, në Gjilan, djali e ka raportuar të zhdukur babain.
/Shqip.com