Tre të vdekur dhe 189 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(24.02.2022 15:13:57)
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë këtyre 24 orëve, janë shënuar 3 raste të vdekjes, ndërkaq janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.810.642 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive është 2.996.