Lajme

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Fier, përfshihet vetura me targa të Kosovës

Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën në mëngjes në by-passin Fier-Levan të Shqipërisë.

Mediat vendore raportojnë se të plagosurat janë tri gra, dy prej të cilave nënë e bijë. Të gjitha janë jashtë rrezikut për jetë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra me targa të Korçës e tjera të Kosovës, të cilat pas përplasjes kanë dalë nga rruga.

Sipas raportimeve, njëra prej automjeteve ka goditur tjetrën nga pas dhe të dyja kanë përfunduar jashtë rruge./SHQIP.com