Tre të akuzuarve për vrasjen e Ivanoviqit iu vendoset masa e arrestit shtëpiak
Publikuar:
(03.06.2022 14:27:19)

Tre të akuzuarit, Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara, për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq nuk do të qëndrojnë më në paraburgim pasi sot iu është ndërruar masa në arrest shtëpiak.
Kështu është bërë e ditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku kryesuesi, Valon Kurtaj ka vlerësuar se pas periudhës prej 40 muajve paraburgim t’ua zëvendësojë masën me arrest shtëpiak.
Sot ishte planifikuar që seanca të niset në ora 09:00, por e njëjta u shty për orën 13:00.
Të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq ngarkohen se në bashkëpunim edhe me të pandehurit që janë në arrati Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit./Shqip.com