Tre raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(11.10.2022 11:18:41)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar tre raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë kësaj dite nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe është shëruar vetëm një person.
Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 15 raste aktive me COVID-19.
MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar vazhdimisht vaksinimin e qytetarëve si dhe kanë apeluar që të ju përmbahemi masave preventive kundër COVID-19.
/Shqip.com