Lajme

Tre persona të lënduar nga një aksident në Prishtinë

Ilustrim

Tre persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në mes dy veturave në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën SHQIP.com, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Dardania, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona”, ka deklaruar ajo.

Tutje ajo ka shtuar se me rastin është duke u marrë njësiti i  trafikut./SHQIP.com