Lajme

Tre persona sulmojnë dhëndrrin e tyre në Vushtrri

Foto e ilustruar

Tre të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një person mbrëmjen e së premtes në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë, njofton Shqip.com.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka qenë bashkëshorti i motrës së tre të dyshuarve.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht  bashkëshortin e motrës së tyre”, thuhet në raporin e Policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Shqip.com