Tre persona janë lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Vushtrri
Publikuar:
(09.08.2022 17:49:22)

Tre persona janë lënduar në aksidentin ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion në Debërllukë të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha për Shqip.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor./Shqip.com