Lajme

Tre palestinezë tentojnë të hyjnë ilegalisht në Kosovë, ishin fshehur në gomat rezervë të një kamioni

Policia e Kosovës ka arritur që të ndalojë një rast të kontrabandatës me qenie njerëzore.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Policisë së Kosovës.

“Me datën 22.06.2022, rreth orës 13:00, në Piken e Kalimit  Kufitar Hani Elezit në linjën hyrëse në terminalin doganor, policia kufitare ka arritur të identifikoj tre persona shtetas të Palestinës. Të njëjtit janë gjetur të fshehur nën  rimorkio te konstrukti i karrocerisë te goma rezervë në një kamion me targa të Turqisë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Foto e Kamionit

Po ashtu është bërë e ditur se të njëjtit janë nxjerrë nga vendi ku ishin fshehur dhe për shkak të gjendjes shëndetësorë menjëherë iu është ofruar ndihmë mjekësore.

Pas ofrimit të ndihmës së parë këtyre personave nga ekipet kompetente mjekësore janë kryer procedurat tjera dhe me rastin janë marrë njësiti i hetimeve dhe ai për migrim./Shqip.com