Tre milionë euro për armë dhe autoblinda të reja për Policinë e Kosovës
Publikuar:
(13.01.2023 10:22:31)

3 milionë është shumë që është ndarë prej Buxhetit për vitin 2023 në mënyrë që Policia të fuqizohet me armë dhe autoblinda.
Kjo është bërë e ditur në bazë të ligjit mbi ndarjen buxhetore “LIGJI NR. 08/L-193”
Për automjete të blinduara dhe automjete të veçanta janë ndarë 1.800.000 euro. Ndërsa për armë dhe pajisje speciale të policisë janë ndarë 1.450,000 euro.

Një muaj më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës kishte miratuar në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin për vitin 2023. Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3.2 miliardë euro.
/Shqip.com