Lajme

Tre fëmijë me COVID-19 po trajtohen në Pediatri – Njëri në gjendje të rëndë

Klinika e Pediatrisë, QKUK

Tre fëmijë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Njëri nga ta është në gjendje më të rënduar dhe po trajtohet me oksigjeno-terapi.

Kështu ka bërë të ditur Zëvendësdrejtoresha e Pediatrisë, Rufadie Maçastena-Maxhuni.

“Në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar tre fëmijë të infektuar me COVID-19. Mosha e tyre është 14 dhe 15 vjeç. Njëri është sot në gjendje pak më të rënduar, dhe po e trajtojmë me oksigjeno-terapi”, tha Maçastena-Maxhuni për Telegrafin.

Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se janë 186 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme, prej të cilëve 136 janë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara, 117 me oksigjeno-terapi dhe dy në gjendje të rënduar shëndetësore./SHQIP.com