Art Jetese

Trajtimet natyrale kundër dhimbjeve të qafës dhe shtyllës kurrizore

Dhimbjet e muskujve më së shumti manifestohen tek krahët, qafa, shpatullat, duart e ndonjëherë edhe koka.

Pjesa e qafës vuan nga një presion i jashtëzakonshëm si pasojë e mbajtjes së kokës ulur gjatë punës në kompjuter ose në telefonat celularë.

Megjithatë, kjo sëmundje është e menaxhueshme dhe ajo mund të mbahet nën kontroll për të mos prishur cilësinë e jetës.

Aktiviteti fizik

Mungesa e aktivitetit fizik nxit dhimbjen e muskujve dhe kockave, përpiquni të bëni aktivitet fizik të paktën 10 minuta në ditë.

Kompresat e ngrohta dhe të ftohta

Një mënyrë tjetër për të kuruar këtë sëmundje është përdorimi i alternuar i kompresave të ngrohta dhe të ftohta, shkruan agroweb.

Kompresa e ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt. Kompresa e ftohtë zbut inflamacionin dhe ënjtjen.

Hudhra

Hudhra është shumë e mirë kundër dhimbjeve të kyçeve, qafës, shpatullave dhe artritit.

Konsumoni dy thelpinj hudhër esëll në mëngjes duke i shoqëruar me ujë.

Farat e susamit

Farat e susamit janë të pasura me kalcium, mangan, magnez, zink dhe bakër.

Ato përmbajnë edhe vitaminat K dhe D të cilat janë të dobishme për kyçet dhe kockat.

Xhenxhefili

Xhenxhefili përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut dhe zbut dhimbjet e shkaktuara nga inflamacioni.

Uthulla e mollës

Zhyteni një peshqir të vogël në një legen të mbushur me uthull molle dhe mbajeni mbi qafë për disa orë.