Trajneri i Southamptonit: Armando Broja ka shumë potencial

Armando Broja është duke kaluar nëpër një formë të mirë individuale si me kombëtare ashtu edhe me ekip.
Formën e lartë të Brojës e ka komentuar edhe trajneri i tij te Southamptni, Ralph Hasenhuttl i cili ka thënë se sulmuesi shqiptar ka shumë potencial, shkruan Shqip.com.
“Fillimisht ju duhet të punoni për të luftuar në lojë dhe kjo ishte për mua pak problem të martën për të. Ai ka disa cilësi, por ne gjithashtu duhet të punojmë shumë më tepër për të arritur në pozicionet e duhura. Ne duhet të punojmë me të. E thashë një herë, një lojtar i ri me shumë potencial, por ka ende shumë gjëra për të mësuar” tha ndër të tjera Hasenhuttl.
21 vjeçari është në “pronësi” të Chelseat, ndërsa këtë sezonë është në huazim te Southamptoni.
Te klubi londinez ai konsiderohet si një lojtar i së ardhmes dhe me shumë mundësi vitin tjetër do rikthehet në “Stamford Bridge”.
Për Armandon, ky është huazimi i dytë radhazi pasi sezonën e kaluar ishte pjesë e Vitesse ku shënoi dhjetë gola në 30 paraqitje./Shqip.com