Sport Ndërkombëtar

Trajneri i ri i Juventusit vjen nga Ligue 1

Igor Tudor

Massimiliano Allegri po has në vështirësi të mëdha pas rikthimit ne krye të Juventusit.

Forma jo e mirë e “Zonjës së Vjetër” ka bërë që tekniku nga Livorno të rrezikoj shkarkimin.

Madje sipas medieve italiane nëse bardhezinjtë dështojnë të kualifikohen në finalen e Europa League dhe nuk mundin të kalojnë gjysmëfinalen ndaj spanjollëve të Sevillas, atëherë Allegri pritet të shkarkohet me siguri.

Në Francë janë të sigurt se torinezët e kanë gjetur edhe zëvendësuesin e 55 vjeçarit. Sipas Le`Equipe, i preferuari për pankinën e torinezëvë është Igor Tudor.

Kroati aktualisht është trajner i Marseille me të cilët është duke zhvilluar një stinor pozitiv.

45-vjeçari është ish-lojtar i “Zonjës së Vjetër”, ndërsa ka shërbyer në këtë klub edhe si asistent i Andrea Pirlos në sezonin 2020-2021.

/Shqip.com