Sport Shqiptar

Trajneri i kombëtares: Jemi më të motivuar se kurrë

Sylvinho

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho deklaroi nga Praga se skuadra është gati për të dhënë maksimumin në ndeshjen e së enjtes mbrëma kundër Republikës Çeke.

Në konferencën e shtypit, ai iu përgjigj pyetjeve rreth formës së skuadrës, kindërshtarëve dhe situatës në grup.

“Si i kam motivuar lojtarët për sfidën kundër Çekisë? – Është një ndeshje e rëndësishme. Kanë qënë dy ditë, kështu është këtë herë, ka qënë një periudhë që duhet të menaxhonim lojtarët, të punonim me video, nuk kemi pasur mundësi të punojmë shumë në fushë, por me video. Kemi punuar fort duke analizuar kundërshtarin dhe përgatitur në mënyrën më të mirë. Ka qënë një kohë e pakët ku kemi menaxhuar skuadrën në nivel individual dhe si grup ku kemi ndarë informacion. Jam i kënaqur për gjëndjen e skuadrës. Motivimi është i lartë dhe duhet të them se nesër është një ndeshje e vështirë, djemtë e dinë këtë dhe ata janë mësuar të luajnë në të tilla ndeshje. E qartë që kërkohet një përgjegjësi më e madhe këtë herë, duke parë ndeshjen që kemi përpara. Ne e ndjejmë përgjegjësinë që kemi, këto janë ndeshje për t’u shfrytëzuar në mënyrën më të mirë. Janë ndeshje të rëndësishme dhe të gjithë duan të luajnë. Jam shumë i lumtur për këtë”, deklaroi Sylvinho.

“Formacioni i Shqipërisë kundër Çekisë – Ne akoma nuk kemi vendosur për disa pozicione se kush do të luajë. Kemi bërë një rrugë të mirë deri më tani. Ndihemi mirë me mënyrën e lojës. Duhet të menaxhojmë mirë të gjithë lojtarët. Nesër në mëngjes do të zhvillojmë dhe një seancë të fundit. Kush është në 100%-shin e tij do të zbresë në fushën e lojës si titullar. Është një ndeshje që kërkon nivel përqendrimi shumë të lartë. Nëse ka diçka që duhet t’i thuhet lojtarëve në përgatitje është se në këto ndeshje, përqendrimi nuk duhet të mungojë. Ata janë një skuadër shumë e fortë, kanë një trajner që ndodhet këtu prej disa vitesh. Ai ka lojtarë shumë të fortë. Do të jetë një ndeshje e bukur. Të shikojmë nesër por më duhet të them se ne si skuadër kemi tashmë një mënyrë loje, kemi bërë një rrugë të mirë deri më tani, duhet të ecim në drejtimin e duhur. Nesër mbetet për t’u parë”.

Trajneri i Kombëtares ka shprehur optimizmin për ndeshjen ndaj Çekisë.

“Kam parë shumë ndeshje të Çekisë. Ndërsa isha me pushime, kam parë 7 ndeshje të Çekisë dhe të tjera pas 31 korrikut kur jam kthyer në punë. Kemi analizuar Çekinë, kemi parë thuajse të gjitha ndeshjet si staf dhe momentet kryesore. Janë ekip shumë i organizuar, vlerësoj dhe trajnerin e tyre që është me Çekinë që prej 2008. Lojtarët çekë janë shumë të fortë, sidomos në aspektin fizik, të gjatë. Mund të mbërrijnë në zonën kundërshtare me 4-5 lojtarë dhe janë shumë të rrezikshëm. Edhe në mbrojtje. Janë shumë të organizuar”.

/Shqip.com