Trajneri i Chelseas i jep minuta sulmuesit shqiptar
Publikuar:
(24.09.2023 18:25:18)

Pas 287 ditësh, Armando Broja është rikthyer në fushë. Sulmuesi shqiptar nuk luajti titullar në ndeshjen e sotme shtëpiake ndaj Aston Villës, por trajneri i Bluve të Londrës, Pocchetino e aktivizoi lojtarin në minutën e 79-të.
Broja mori vendin e Caicedos, me shpresën për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Kujtojmë që Armando Broja mungoi për 9 muaj për shkak të një dëmtimi.
Ndeshja e fundit në të cilin ai ka luajtur është pikërisht ndaj Aston Villës me 11 dhjetor, në një takim miqësor të mbajtur Al Nahyan Stadium (Abu Dhabi).
Në sezonin 2021/22, 22-vjeçari bëri mjaft mirë, duke shënuar 6 gola me fanellën e Southampton.
/Shqip.com