Trajkoviq: Për policinë e Vuçiqit, kufiri i Serbisë është në Merdare

Rada Trajkoviq gjatë ditës së sotme është ndaluar në pikën kufitare në Merdare. Vetë Trajkoviq e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi në Twitter.
“Dhe prapë tash. Jam ndaluar në pikë kalimin administrativ për në Kosovë, në Merdar, nga policia serbe”, ka shkruar Trajkoviç në profilin e saj në Tëitter.
Po ashtu Trajkoviq ka thënë se për Policinë e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq , kufiri i Serbisë është në Merdare.
“Për policinë e Vuçiqit/Vulinit, kufiri i Serbisë është padyshim në Merdar. Sërish nuk më lejojnë të kaloj kufirin”, ka shtuar më tutje Trajkoviq.
Një javë më herët, Trajkoviq, që është edhe kryetare e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, është ndaluar të largohet nga Serbia dhe se policia e ka ndaluar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.
Trajkoviq kishte thënë se Policia është rreth saj duke e ruajtur sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi./Shqip.com
I opet isto. Trenutno sam zadržana na administrativnom prelazu Merdare ka Kosovu od strane srpske policije.
Za Vučićevu/Vulinovu policiju granica Srbije je očigledno na Merdaru. A preko granice me opet ne puštaju.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) July 1, 2022