Tragjike/ Vdes 16-vjeçari te Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, po shihte një ndeshje basketbolli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të diele.
Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit të sportit “Asllan Rusi” teksa ka qenë duke ndjekur një ndeshje basketbolli.
Mësohet se i mituri ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.
Edhe pse është dërguar me urgjencë në spital ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë arresti kardiak.
Njoftimi i policisë
Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Shqip.com