Lajme

Tragjike / Raportohet se dy viktimat e aksidentit në Klinë janë një çift nga Deçani

Një medium lokal “Deçani 24” ka bërë të ditur se dy personat që humbën sonte jetën nga një aksident tragjik mes trenit dhe një kombi-busi është një çift nga fshati Ballaboq i Deçanit, Fahri dhe Vlora Gjocaj.

Dy viktimat kishin marrë lëndime të rënda nga aksidenti që ndodhi në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës e të cilave nuk mundën t’i mbijetonin. Ata vdiqën në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Mjeku kujdestar rajonal e ka konstatuar vdekjen e dy të lënduarve”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e policisë Fadil Gashi.

/Shqip.com