Lajme Botë

Tragjedia me tren në Insi: Një gabim në sistemin e sinjalizimit shkaktoi përplasjen e trenave

Një zyrtare indiane e hekurudhave tha se një gabim në sistemin elektronik të sinjalistikës mendohet të ketë shkaktuar përplasjen e një treni pasagjerësh me një mallrash dhe daljen nga shinat të një treni të dytë pasagjerësh.

Nga ky aksident mbetën të vdekur të paktën 275 personave dhe u plagosën 900 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në shtetin Odisha dhe konsiderohet si një nga katastrofat hekurudhore me numrin më të madh të viktimave në vend ndër dekada. Fillimisht autoritetet thanë se numri i viktima ishte mbi 300 vetë, por pas një rishikimi të saj, shifra rezultoi të ishte më e ulët.

Zyrtarja indirane Jaya Verma Sinha tha se do të bëhet një hetim i detajuar për të kuptuar nëse gabimi, ishte njerëzor apo teknik. Ajo tha se dy trenat me 2296 pasagjerë në bord po udhëtonin me shpejtësi normale.

/Shqip.com